| Chapter 44 |
1 | O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.
|
2 | Për t`i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t`u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr
|
3 | ës sate, sepse të pëlqenin.
|
4 | Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.
|
5 | Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.
|
6 | Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.
|
7 | Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.
|
8 | Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)
|
9 | Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.
|
10 | Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.
|
11 | Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.
|
12 | Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.
|
13 | Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.
|
14 | Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.
|
15 | Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,
|
16 | për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.
|
17 | Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde.
|
18 | Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,
|
19 | por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.
|
20 | Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t`i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,
|
21 | a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.
|
22 | Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.
|
23 | Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.
|
24 | Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?
|
25 | Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.
|
26 | Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.
|