| Chapter 76 |
1 | Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.
|
2 | Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.
|
3 | Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)
|
4 | Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.
|
5 | Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.
|
6 | Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.
|
7 | Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?
|
8 | Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,
|
9 | kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)
|
10 | Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.
|
11 | Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t`i çojnë dhurata të Tmerrshmit.
|
12 | Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.
|