Albanian Bible

1 e Korintasve 2

1 e Korintasve

Return to Index

Chapter 3

1

 

   Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t`ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht. 

 

 


2

 

   Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit; 

 

 


3

 

   në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve? 

 

 


4

 

   Sepse, kur dikush thotë: ``Unë jam i Palit``, dhe një tjetër: ``Unë jam i Apolit``, a nuk jeni ju të mishit? 

 

 


5

 

   Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit? 

 

 


6

 

   Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten. 

 

 


7

 

   Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit. 

 

 


8

 

   Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij. 

 

 


9

 

   Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë. 

 

 


10

 

   Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të, 

 

 


11

 

   sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti. 

 

 


12

 

   Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë, 

 

 


13

 

   vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç`lloji është. 

 

 


14

 

   Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim, 

 

 


15

 

   në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit. 

 

 


16

 

   A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju? 

 

 


17

 

   Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë. 

 

 


18

 

   Askush të mos mashtrojë vetveten; në qoftë se ndonjë nga ju mendon se është i urtë në këtë kohë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë. 

 

 


19

 

   Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: ``Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre``; 

 

 


20

 

   dhe përsëri: ``Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota``. 

 

 


21

 

   Prandaj asnjë të mos mburret në njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat; 

 

 


22

 

   Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat e tanishme dhe gjërat e ardhshme, të gjitha gjërat janë tuajat. 

 

 


23

 

   Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë. 

 

 


1 e Korintasve 4

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: